Terry dhe Vieira janë kandidatët kryesorë për stolin e skuadrës angleze

Futboll

Terry dhe Vieira janë kandidatët kryesorë për stolin e skuadrës angleze

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Patrick Vieira dhe John Terry

Ish-kapitenët dhe legjendat e klubeve Arsenal dhe Chelsea, respektivisht, Patrick Vieira dhe John Terry mund të marrin rolin e menaxherit tek skuadra e Bournemouth.

John Terry dhe Patrick Vieira mund të marrin në drejtim skuadrën nga Championship, Bournemouth.

Sipas “Daily Mail”, klubi tanimë ka shfaqur interesimin pas shkarkimit të Jason Tindall, dhe kandidatët kryesorë janë, John Terry dhe Patrick Vieira.

Terry angazhohet si ndihmës-trajner tek skuadra e Aston Villës, por që ka ambicie të marrë postin e menaxherit.

Vieira është duke kërkuar një sfidë të re pas shkarkimit që iu bë nga Nice në dhjetor.

Sipas lajmit, skuadra e Bournemouth ka favorizuar këta kandidatë dhe shumë shpejtë pritet të vendoset se cili do të marrë në drejtim klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat