Mposhtet Real Betis në penalti, Ath Bilbao avancon në gjysmëfinale të Copa del Rey

Futboll

Mposhtet Real Betis në penalti, Ath Bilbao avancon në gjysmëfinale të Copa del Rey

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Real Betis dhe Athletic Bilbao janë ndeshur në kaudër të çerekfinales së Copa del Rey.

Pjesa e parë ishte mjaft e tensionuar, por që nuk pati gola nga asnjëra skuadër.

Në pjesën e dytë, Juanmi shënoi gol në minutën (84’) ku i dha avantazhin Betisit.

Por, BIlbao tregoi shpirt luftarak, në minutën (90+4’) ishte Raul Garcia i cili barazoi shifrat për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Marcelino reagoi në pjesën shtesë me tre zëvendësime, por rezultati mbeti i njëjti edhe në kohën shtesë gjatë 120 minutave.

Skuadrat shkuan në penalti.

Për Bilbaon realizuan penaltitë: Garcia, Williams, Morcillo dhe Berchiche.

Për Betisin penaltinë e humbën Canales dhe Juanmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat