Grezda mund të vazhdojë karrierën në Hungari, Diosgyori klubi më i interesuar

Futboll

Grezda mund të vazhdojë karrierën në Hungari, Diosgyori klubi më i interesuar

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:03
Eros Grezda

Nuk është më sekret që sulmuesi i Osijekut, Eros Grezda nuk është në planet e trajnerit Nenad Bjelica dhe ai po përgatitet për një transferim.

Siç kanë shkruar mediat kroate, disa klube nga Koreja e Jugut, Polonia dhe Hungaria ishin të interesuar për Grezdën.

Sot është zbuluar klubi që me shumë gjasa do të vazhdojnë karriera e anësorit shqiptar.

Midis klubeve hungareze, Ferencvaros, MOL Fehrvar, Puskas Academy dhe Diosgyor që ishin opsione , Grezda duket se ka zgjedhur këtë të fundit, që udhëhiqet nga ish-trajneri i Osijekut, Zoran Zekic.

Këtë sezon Grezda luajti katër herë për Osijek në HNL dhe shënoi një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat