Lazio reagon për Strakoshën

Futboll

Lazio reagon për Strakoshën

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:49
Lazio reagon për Strakoshën

Në ditët e fundit, janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat të cilat e shohin Tomas Strakoshës larg Lazios për sezonin e ardhshëm.

Problemet fizike dhe fakti se Reina tashmë konsiderohet titullar, kanë shtyrë mediat italiane të raportojnë se marrëdhëniet mes klubit dhe portierit shqiptar janë krisur. Por, për të mohuar të gjithë këto lajme, kryeqytetasit janë detyruar të lëshojnë një deklaratë zyrtare në të cilën theksojnë se gardiani i Shqipërisë është jashtë fushave vetëm për shkak të problemit në gju, ndërsa shtojnë se mes klubit dhe lojtarit ka respekt reciprok, transmeton "Vip Sport".

Reagimi i Lacios:

“Nga referimi i disa lajmeve të shfaqura edhe në gazetat e ditës së sotme, saktësojmë se Strakosha ka pësuar në ditët e kaluar një traumë në gjurin e djathtë. Në gjendjen aktuale, testet kanë përjashtuar ndërhyrjen kirurgjikale dhe lojtari po i nënshtrohet një trajtimi rehabilitiv. Portieri është nën vëzhgim të përditshëm për të kuptuar kohën e rikthimit në aktivitet.

Të tjerët që përfliten janë pa baza. Mes lojtarit dhe Shoqërisë ka një respekt reciprok dhe besim të plotë. Kjo vjen prej profesionalitetit që lojtari gjithnjë ka treguar gjatë eksperiencës së tij të gjatë me fanellën bardhekaltër”, përfundonte reagimi i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat