Pato vendos kushtet

Futboll

Pato vendos kushtet

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Pato vendos kushtet

Një pishinë private, një vila e madhe, një rrogë e pasur dhe mbrojtje për familjen e tij.

Këto duket se janë kërkesat e Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milan-it, për të nënshkruar me Al Diwaniya, klub që luan në kampionatin e Irakut.

Sipas mediave vendase, Patoku po negocion me presidentin e Al Diwaniya, Hussein Al-Ankoshei, për të nisur një aventurë të re.

“Negociatat po vazhdojnë, kushtet që ka vendosur janë të vështira për t’u plotësuar dhe, për momentin, nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat