Hertha Berlin ka përballë Bayernin

Futboll

Hertha Berlin ka përballë Bayernin

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:16
Hertha Berlin ka përballë Bayernin

Hertha Berlin ka përballë Bayernin në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës.

Hertha Berlin është përforcuar në afatin kalimtar dimëror, ku ata siguruan shërbimet e Sami Khediras dhe Leon Dajakut nga Bayerni, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht kësaj, Hertha qëndron në pozitën e 15-të me 17 pikë total dhe kryesisht kanë regjistruar formë të dobët.

Në pesë ndeshjet e fundit, Hertha ka regjistruar katër fitore dhe një barazim.

Në anën tjetër, Bayern mban pozitën e parë me 45 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë katër fitore dhe një humbje.

Për “Bavarezët” Goretzka dhe Martinez janë të infektuar me COVID-19, kështu që mungojnë. Nubel, Tilman dhe Kouassi do mungojnë shkaku i lëndimit.

Për Herthan, Boyata dhe Cordoba mungojnë.

Këtë ndeshje pritet të paraqitet Dajaku dhe Khedira.

Formacionet zyrtare të skuadrave:

Hertha Berlin: Jarstein, Pekarik, Stark, Darida, Piatek, Cunha, Lukebakio, Mittelstadt, Ascacibar, Torumarigha, Tousart.

Bayern Munich: Neuer, Pavard, Sule, Alaba, Hernandez, Kimmich, Muller, Coman, Sane, Gnabry, Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat