Suarez më në fund zbulon pse dhe se si u largua nga Barcelona

Futboll

Suarez më në fund zbulon pse dhe se si u largua nga Barcelona

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:47
Suarez më në fund zbulon pse dhe se si u largua nga Barcelona

Futbollisti i Atletico Madridit, Luis Suarez ka thënë se donte të largohej nga Barcelona me kokën lart pasi klubi nuk e respektonte atë para se të kalonte në Madrid.

Suarez u largua nga Barcelona në shtatorin e kaluar pas gjashtë vjetësh, ku u bë golashënuesi i dytë më i mirë me 198 gola.

Sulmuesi uruguaian kishte edhe një vit kontratë, por trajneri i ri, Ronald Koeman nuk e donte më në skuadër.

Suarez tashmë po shkëlqen në Atletico Madrid, ku në La Liga ka realizuar dhjetë gola dhe po e drejton skuadrën e tij në vendin e parë.

"Ishte e vështirë sepse klubi nuk më respektonte mua, por unë doja që fëmijët e mi të më shihnin duke u larguar nga klubi me kokën lart. Ishte e vështirë kur erdhi koha t'u them fëmijëve të largohem klubi", ka thënë Suarez.

"Kishte momente të vështire pas largimit tim dhe shumë spekulime që më lënduan mua. Unë e pranova vendimin e Koemanit për mua dhe më thanë se mund të mos paraqitesha fare në përgatitje", tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat