Conte, i tërbuar në tribunë

Futboll

Conte, i tërbuar në tribunë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:07
Conte, i tërbuar në tribunë

Ai e përcolli ndeshjen Fiorentina-Inter nga tribuna, sepse ishte i skualifikuar, por e bëri veten të dëgjohet deri në… rrjetet sociale.

Antonio Conte e ndoqi skuadrën e tij nga larg në “Franchi”, por gjeti një mënyrë për të komunikuar me zëvendësin Stellini. Në mediat sociale, fotografia që përshkruan trajnerin e Interit duke hequr kufjen nga duart e punonjësit, duke bërtitur, dhënë këshilla dhe sugjerime për të marrë fitoren në shtëpi, është bërë tejet “virale”.

Disa tifozë theksojnë karakterin e tij, të tjerë me ironi shpresojnë se mund të qëndrojë larg stolit në ndeshjet e ardhshme, duke nënvizuar paraqitjet e tij më të fundit: dy ndalesa dhe dy fitore.

Gjashtë gola të shënuar dhe zero të pësuar. Ai, megjithatë, mezi pret të kthehet në stolin zikaltër, duke ëndërruar titullin këtë sezon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat