Shpërthen Pique: 85 % e arbitrave janë tifozë të Realit

Futboll

Shpërthen Pique: 85 % e arbitrave janë tifozë të Realit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Shpërthen Pique: 85 % e arbitrave janë tifozë të Realit

Gerrard Piqeu Pike ka disa muaj që nuk luan, por kjo nuk e pengon që të bëjë një “sparkatë” në media kundër Realit të Madridit. Mbrojtësi i Barcelonës e thotë hapur se arbitrat ndihmojnë “Galaktikët” dhe se titulli i vjetshëm ka qenë një nga më të çuditshmit që ka parë në karrierën e tij.

ARBITRAT – “Nuk e kujtoj se cili ishte, por një ish-arbitër ka thënë që 85% e arbitrave janë tifozë të Realit. Kjo është statistikë që nuk e kam thënë unë. Si mundet që këta arbitra të mos fërshëllejnë në favor të Realit.

Ndoshta e bëjnë pa vetëdije, por kjo është penalizuese. Unë e respektoj profesionalitetin e arbitrave, por kur ka një moment dyshimi, ata dihet se çfarë do të bëjnë…”.

RAMOS – “Nuk kam folur me të për çështjen e rinovimit të kontratës. Kam raport të mirë me lojtarët e Realit të Madridit. Vetëm me Arbeloan pata disa probleme, por janë pjesë e së shkuarës dhe raporti ynë është korrekt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat