Robben: Pyes veten nëse mund të luajë sërish…

Futboll

Robben: Pyes veten nëse mund të luajë sërish…

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:06
Robben: Pyes veten nëse mund të luajë sërish…

Zakonet nuk vdesin, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija. Trupi nuk mban njësoj me kalimin e moshës. Dhe këtë Arjen Robben e di shumë mirë. Ish-mesfushori-sulmues i Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munich u kthye nga lamtumira e tij në futboll verën e kaluar, për t’i dhënë një dorë Groningen, klubit që e bëri atë të godiste një top.

Entuziasmi ishte i dukshëm. Sa keq që 37-vjeçari ka luajtur vetëm 44 minuta në dy ndeshje konkurruese, para se të pësojë një dëmtim në ijë, që po e mban atë jashtë fushës.

Kthimi ishte planifikuar për në fillim të vitit 2021, por rikuperimi po zgjat. Dhe dyshimi fillon ta kaplojë, siç shpjegoi vetë për mediat zyrtare të klubit: “Pyes veten nëse është realiste të mendoj se mund të kthehem të luajë sërish”. Në të vërtetë, kjo nuk është një shenjë e mirë.

Dhe të mendosh se Groningen këmbënguli shumë për ta kthyer në shtëpi, ndërsa Robben kishte pranuar me gëzim propozimin. Lëndimet, në fund të fundit, sigurisht u morën parasysh, por që një ndalesë do të kishte qenë kaq e gjatë dhe e komplikuar për t’u trajtuar, mbase askush nuk e kishte marrë me mend. “Është zhgënjyese, nuk mund të gjej një fjalë më të mirë për ta përcaktuar këtë situatë.

Kam probleme me muskujt e mesit dhe tani gjithçka është e komplikuar për mua. Ne duhet të kuptojmë nëse ka perspektivë të mjaftueshme për përmirësim. Përndryshe, – shpjegon njeriu që vendosi finalen e Champions-it midis Bayernit dhe Borussia Dortmund, – mund të jetë koha për të marrë një vendim”. Duket se jemi jo larg fundit të pritur të një përralle që po bëhet makth...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat