Varane: Karakteri shihet në kohërat e vështira

Futboll

Varane: Karakteri shihet në kohërat e vështira

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:34
Raphael Varane

Raphael Varane ishte protagonisti kryesor i fitore së Realit ndaj Huescas në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas.

Raphael Varane ishte protagonisti kryesor i ndeshjes Huesca – Real Madrid, të cilën mysafirët ishin duke u humbur, por mbrojtësi shënoi dy herë për ti arkëtuar tre pikë.

Varane shënoi dy gola, (55′) dhe (84′), për të vulosur fitoren e “Los Blancos”.

Ai pas ndeshjes, deklaroi për mediat spanjolle se në kohërat e vështira shihet karakteri i skuadrës dhe Reali e dëshmoi këtë.

“Kritikat? Kur kohërat janë të vështira, atëherë shihet karakteri i vërtetë. Ne duhet ta kemi dhe ta tregojmë atë”, tha Varane.

“Është një fitore shumë e rëndësishme që do të na shërbejë për të ndryshuar dinamikën e rezultateve”, përfundoi Raphael Varane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat