Reagon Xherdan Shaqiri, ja aryeja

Futboll

Reagon Xherdan Shaqiri, ja aryeja

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Reagon Xherdan Shaqiri, ja aryeja

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka folur rreth rezultateve negative të skuadrës gjatë këtj sezonin.

Reprezentuesi zviceran ka thënë se ky është futbolli dhe i ndodhë të gjithëve të kenë uljet dhe ngritjet e tyre.

“Ky është futbolli. Ne jemi njerëz të zakonshëm që kemi ulje dhe ngritje. Kjo është normale. Ne nuk jemi robotë që të jemi gjithmonë 200% gati.

Skuadrat në Premier Ligë janë të mira, edhe nëse luan ndaj skuadrave të vogla është e vështirë. Top skuadrat nuk janë gjithmonë në maksimumin e tyre. Nuk na ndodhë vetëm neve” – u shpreh futbollisti gjilanas.

“Ne luajmë në ligën më të fortë në botë dhe në këtë sezon po e shohim se çdo kush mund ta mposht çdo kënd. Ne kemi një sezon interesant para nesh. Asgjë ende nuk ka përfunduar në kampionat” – ka deklaruar 29 vjeçari.

Ndryshe, Liverpoolin sot e pret një test i vështirë ndaj Manchester Cityt, skuadër e cila nuk njeh humbje në 13 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe është lider në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat