Çmenduri, e zbulon motra: Shumë futbollistë duan të kenë...

Futboll

Çmenduri, e zbulon motra: Shumë futbollistë duan të kenë...

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:18
Çmenduri, e zbulon motra: Shumë futbollistë duan të kenë...

Motra e Vanda Narës, Zaira, ka zbuluar se partneren e Mauro Ikardit e kanë kërkuar shumë futbollistë që ta kenë agjenten e tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zaira është shprehur se Vanda Nara është shumë e zonja për agjente dhe zbulon se shumë futbollistë kanë kërkuar që të jenë nën drejtimin e saj, madje zbulon se ata kanë kërkuar leje edhe nga Ikardi.

“Kam qenë njëherë në një hotel luksoz me partnerin tim dhe Vanda ishte duke negociuar për rinovimin e Mauro Ikardit. Ajo ishte shumë e fuqishme në negociata, ia u mbyllte njerëzve telefonin duke iu thënë se të merrnin vetëm nëse paguanin shifrën që ajo kërkonte.

Shumë lojtarët kanë kërkuar që të kenë agjenten e tyre Vandën. Nuk them emra, por janë lojtarë shumë të njohur dhe të rëndësishëm. Ata madje kanë kërkuar leje edhe nga Mauro për këtë. Puna e agjentit është e vështirë, nuk është vetëm pjesa e kontratave”, u shpreh Zaira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat