Celina asiston, por humbën në Montpellier

Futboll

Celina asiston, por humbën në Montpellier

Nga: K.G. Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Celina asiston, por humbën në Montpellier

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, me gjithë asistimin në minutën e pestë dhe epërsinë e skuadrës së tij, Dijon, kjo nuk iu mjaftoi, pasi që vendasit u këndellën në vazhdim të takimit. 

Montpellier triumfon me rezultat 4:2 ndaj Dijonit, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Francës.

Futbollisti shqiptar asiston në minutën e pestë kur shënon Coulibaly, 0:1. 

Për Montepllier shënuan Labord (48' e 56), Savanier (61'), Skuletiq (90+1’) dhe për Dijonin realizuan Coulibaly (5') e Konate (88'). 

Celina u paraqit 64 minuta por dolën të zhgënjyer nga Montpellier.  Montpellier zë vendin e 11-të me 32 pikë dhe Dijon është i 19-ti me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat