Wijnaldum del në mbrojtje të Alisson

Futboll

Wijnaldum del në mbrojtje të Alisson

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Wijnaldum del në mbrojtje të Alisson

Gini Wijnaldum ka reaguar pas humbjes ndaj Manchester Cityt në Anfield, ndeshje nga e cila portieri Alisson i bëri dy gabime qe rezultuan në gol.

Liverpooli pësoi një humbje të thellë nga Manchester City, “The Reds” humbën ndeshjen me rezultat 1-4, golat u shënuan nga, Gundogan min (49′) dhe (73′), Sterling (76′) dhe Foden (83′), ndërsa për Liverpool shënoi Salah (63′).

Alisson gaboi duke pasuar topin tek kundërshtari dhe ato pasime rezultuan në dy golat e fundit, që i vulosën fitoren Cityt. Tani, opinioni futbollistik dhe mediat sociale janë hedhur në sulm për ta kritikuar portierin e “The Reds”.

Por pas të gjitha kritikave, ishte Geriginio Wijnaldum i cili i doli në mbrojtje portierit brazilian. Duke reflektuar për zhgënjimin e rezultatit, Wijnaldum theksoi rëndësinë e Alissonit për klubin dhe përsëriti se lojtarët nuk do të pushojnë së punuari për të prodhuar një ngritje në formë.

“Po, sigurisht, kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë, ne do të rikthehemi në formë”, tha ai.

“Ne e dimë që është e vështirë këtë sezon, por, situatat me të cilat duhet të merremi. Por ne nuk do të dorëzohemi, ne do të vazhdojmë atë që po bëjmë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshje”, shtoi ai.

“Dhe nëse shikoni anën tjetër, ai (Alisson) na ka shpëtuar kaq shumë në të kaluarën. Gjithmonë do të ndodhë që një portier të bëjë një gabim. Ju thjesht përpiqeni ta rregulloni atë në lojë”, perfundoi Gini Wijnaldum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat