Legjenda e Liverpoolit: Klopp mund të tundohet nga oferta e Bayern Munich

Futboll

Legjenda e Liverpoolit: Klopp mund të tundohet nga oferta e Bayern Munich

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:24
Jamie Redknapp dhe Klopp

Ish futbollisti anglez i Liverpoolit, Jamie Redknapp ka deklaruar se trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp mund të largohet në drejtim të gjigantit bavarez, Bayern Munich.

Redknapp në rolin e analistit në televizionin e njohur “Sky Sports” ka deklaruar se Klopp mund të largohet nga Liverpooli dhe të tundohet nga një ofertë e mirë e Bayernit.

Kjo edhe për shkak të politikës së transferimeve të klubit anglez, të cilët nuk kanë ndonjë buxhet të madh për të shpenzuar në transferimin e futbollistëve të cilët Klopp mund t’i kërkojë .

“Klopp mund të tundohet nga një ofertë e Bayer Munich shumë shpejt pas disa vjetëve, ai është i frustruar me politikën e transferimeve të Liverpoolit”, ka deklaruar Redknapp.

Liverpooli këtë sezon në afatin kalimtar të janarit transferoi dy qendërmbrojtës në ditën e fundit për të zëvendësuar Virgil Van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip të cilët kanë humbur sezonin për shkak të lëndimeve.

Kampioni aktual transferoi turkun Ozan Kabak nga Schalke në formë të huazimit deri në fund të sezonit dhe mbrojtësin anglez Ben Davies nga klubi i “Championshipit” Preston North End me kontratë pesëvjeçare.

Të Kuqt këtë sezon janë në krizë të rezultateve dhe me humbjen e së dielës nga Manchester City, po thuajse kanë mbetur jashtë gare për të mbrojtur titullin e kampionit, të cilin e fituan sezonin e kaluar pas 30 viteve pa titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat