Strakosha befason të gjithë, thotë se mund të largohet nga Lazio për t’u bashkuar me super klubin gjerman

Futboll

Strakosha befason të gjithë, thotë se mund të largohet nga Lazio për t’u bashkuar me super klubin gjerman

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 20:15
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha, portieri i Lazios që humbi vendin e titullarit me ardhjen e Reina, foli për Sky Sports në Gjermani duke hapur një lamtumirë të mundshme në verë.

Strakosha nuk është më në planet e Inzaghit dhe mund të largohet në verë.

“Unë jam i hapur për sfida të reja. Lazio është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm në karrierën time”, tha fillimisht Strakosha.

Borussia Dortmund? Ata janë një klub i shkëlqyeshëm me ambicie të mëdha. Është e qartë se ata janë një klub interesant që ka gjithashtu një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja po të thosha se nuk më interesonte”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat