Everton tregon muskujt ndaj Liverpoolit 

Futboll

Everton tregon muskujt ndaj Liverpoolit 

Nga: K.G. Më: 24 prill 2024 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Liverpooli ka bërë një hap prapa në luftë për titullin e kampionit në Angli.

Një humbje që nuk kapërdihet veçmas në derbin e Liverpoolit. 

Evertoni e ka mposhtur me rezultat 2:0 Liverpoolin, në ndeshjen e mbetur të javës së 29-të të Premier League. 

Futbollistët Branthwaite (29') e Calvert-Lewin (58') shtangen Liverpoolin e trajnerit Jurgen Klopp. 

Festë në stadiumin “Goodison Park” për faktin se e mposhtën rivalin e të njëjtit qytet. 

Evertoni ka treguar muskujt ndaj Liverpoolit 

Arsenali kryeson me 77 pikë e ka lënë pas Liverpoolin me 74, Manchester Cityn me 73 (dy ndeshje më pak) dhe Evertoni zë vendin e 16-të me 33 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat