Një jetë mes frikës

Futboll

Një jetë mes frikës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:16
Një jetë mes frikës

Historia e gjyqtarit Mike Dean po trondit futbollin anglez. Arbitri i njohur ka marrë kërcënime me vdekje pas disa vendimeve të marra në ndeshjen midis West Ham dhe Fulhamit, veçanërisht për kartonin e kuq ndaj mesfushorit të “Hammers”, Tomas Soucek, dhe ka kërkuar që të mos arbitrojë në Premier League fundjavën e ardhshme.

Mbi këtë temë ka ndërhyrë një tjetër “bilbil” anglez, Mark Clattenburg, i cili nëpërmjet një letre të botuar nga “Daily Mail” e përshkroi ditën e tij si “një jetë mes frikës”.

“Jam mësuar të marr letra  në shtëpinë time. Kishte fyerje dhe kërcënime të ndyra”. Më pas ai tregon një anekdotë: “Arbitri Michael Oliver duhej të transferonte familjen e tij nga shtëpia pas ndeshjes së Championsit së vitit 2018 mes Juvetusit dhe Real Madridit, rezultati i së cilës eliminoi bardhezinjtë.”

Oliver dhe bashkëshortja e tij, Lucy, gjithashtu një gjyqtare futbolli, u fyen dhe u kërcënuan me vdekje nga tifozët, të cilët lëshuan të gjithë tërbimin e tyre në rrjet. Ata ishin të zemëruar kundër “bilbilit”, që në minutën e 93-të i dha Real një penallti, e shndërruar më pas në gol nga Cristiano Ronaldo, fimalizim që eliminoi Juven. Pas garës, Gigi Buffon, i përjashtuar me karton të kuq për protesta, kritikoi rëndë gjyqtarin, duke e akuzuar madje se kishte “një kazan plehrash në vend të zemrës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat