Rasti për Rrahmanin

Futboll

Rasti për Rrahmanin

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:33
Rasti për Rrahmanin

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, pritet të luaj sonte nga fillimi te Napoli.

Napolitanët luajnë sonte një ndeshje të rëndësishme në Kupën Italisë, ndaj Atalantas. Kjo do jetë ndeshja e dytë gjysmëfinale, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar baras dhe pa gola.

Rrahmani dhe Nikola Maksimovic pritet të luajnë nga fillimi në qendër të mbrojtjes te Napoli, pas Kalidou Koulibaly ka rezultuar pozitiv me koronavirus, kurse Kosta Manolas është i lënduar.

Në anën tjetër, edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërsisë, Berat Gjimshiti, pritet të jetë në formacionin e titullarëve te Atalanta.

Formacionet e mundshme:

Atalanta: Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Ruggeri, De Roon, Freuler, Gosens; Pasalic, Ilicic; Zapata

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Rrahmani, Hysaj; Elmas, Bakayoko, Zielinski; Politano, Lozano, Insigne.

Ndeshja mes Atalantas dhe Napolit zhvillohet nga ora 20:45 në ‘Gewiss Stadium’. Fituesi do t’i bashkohet Juventusit në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat