Hasani befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Futboll

Hasani befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Hasani befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hasani, është zyrtarizuar te klubi i elitës së Izraelit, Hapoel Kfar Saba.

Hasani te Hapeli ka kaluar nga klubi hungarez Diosgyori.

Ai me Hapoelin ka firmosur për një vit e gjysmë, ndërsa transferimi është zyrtarizuar nga klubi izraelit.

“Ekip i ri, vend i ri. Jam i lumtur që do të luajë këtu dhe falënderojë të gjithë që kanë besuar në mua. Kam dëgjuar gjëra të mira për ligën dhe skuadrën. Është koha të luajë dhe të arrijë suksese”, ka thënë Hasani.

Kujtojmë që Hasani e ka nisur karrierën në Kosovë të Vushtrria, derisa si futbollist ka luajtur edhe për Trepçën ’89 para transferimit në Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat