Shqiptarë në fushë duan finalen

Futboll

Shqiptarë në fushë duan finalen

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:34
Shqiptarë në fushë duan finalen

Pas finalistes së parë të zbuluar mbrëmjen e djeshme, sot do të mësohet edhe skuadra e dytë që do të luftojë për trofeun e Kupës së Italisë, finale e cila do të zhvillohet me shumë mundësi në stadiumin “San Siro” dhe jo më në “Olimpiko” e Romës, sipas traditës, më datë 19 maj.

Përballë njëri-tjetrit në Bergamos sot do të jenë Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj, dy mbrojtësit e Kombëtares shqiptare, që jo vetëm që janë në fushë nga minuta e parë, por duan të ndihmojnë respektivisht Atalantën ose Napolin që të “presin biletën” për në finalen e kupës.

Gjimshiti dhe Hysaj ishin protagonistë edhe një javë më parë, ndonëse në stadiumin “Diego Maradona” të Napolit gjysmëfinalja e vajtjes përfundoi në barazim pa gola. Në këtë takim të sotëm, Hysaj me shokë, në fushë nga minuta e parë pritet edhe kosovari Amir Rrahmani kanë një avantazh të vogël, duke qenë se përveç fitores, për në finale do t’iu mjaftonte edhe një barazim me gola, në fushën kundërshtare. Gjithsesi, për të shënuar, napolitanët duhet të kalojnë mbi trupin e Gjimshitit…

FORMACIONET ZYRTARE:

Atalanta (3-4-1-2): Golini, Toloi, Palomino, Gjimshiti, Gozens, De Run, Frojler, Sutalo, Pesina, Muriel, Zapata. Trajner: Xh. Gasperini

Napoli (4-3-3): Ospina, Di Lorenco, Rrahmani, Maksimoviç, Hysaj, Elmas, Bakajoko, Zielinski, Lozano, Insinje, Osimhen. Trajner: Xh. Gatuzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat