Mësohet koha se kur do të shfaqet filmi për Ibrahimoviçin, ku luajnë edhe dy të Kosovës

Futboll

Mësohet koha se kur do të shfaqet filmi për Ibrahimoviçin, ku luajnë edhe dy të Kosovës

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:09
Mësohet koha se kur do të shfaqet filmi për Ibrahimoviçin, ku luajnë edhe dy të Kosovës

Një film për jetën e Zlatan Ibrahimoviç pritet që të lansohet së shpejti, me emigrantin boshnjak që u shndërrua në njërin prej ikonave dhe legjendave të futbollit në Suedi dhe Europë. Aty do të luajnë edhe dy të Kosovës

Filmi “I am Zlatan” do të lansohet gjatë këtij viti. Një nga autorët e skenarit thuhet se është David Lagecrantz, një person që e ndihmojë Ibrahimovichin për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull.

Filmi fokusohet në vitet e para të rinisë së Ibrahimoviç si futbollist profesionist.

Në rolin e boshnjakut paraqitet fillimisht Dominic Bajraktari Andersson që do të luajë Zlatanin e moshës 11-13 vjeçare.

Pas këtij është Granit Rushiti që pritet të paraqitet në rolin e Zlatanit nga 17-23 vjeç.

Filmi ka filluar xhirimet në tetor të vitit të kaluar dhe pritet që të jepet premierë në verën e vitit 2021/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat