​FA Cup angleze, programi i ditës së enjte

Futboll

​FA Cup angleze, programi i ditës së enjte

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

FA Cup angleze vazhdon sot me dy ndeshje interesante, në kuadër të kualifikimeve për në çerekfinale.

Wolverhampton pret në shtëpi Southampton-in. Kurse, Chelsea do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Barnsley-t, përcjell KosovaPress.

Deri tani skuadrat si Bournemouth, Manchester United, Manchester City, Sheffield United, Leicester e Everton kanë siguruar kualifikimin tutje, ku kanë mbetur të konfirmohen edhe dy skuadra nga ndeshjet e sotme.

Chelsea do të kërkojë të sigurojë një vend në çerekfinale, në qoftë se arrin të mposhtë skuadrën e Barnsleyt, që garon në ligën e dytë angleze, e njohur ndryshe edhe si Championshipi anglez.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të FA Cup e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

18:30 Wolverhampton – Southampton (Stadiumi Molineux)

21:00 Barnsley – Chelsea (Stadiumi Oakwell)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat