Tërbohen tifozët nga gjesti i shqiptarit

Futboll

Tërbohen tifozët nga gjesti i shqiptarit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:35
Tërbohen tifozët nga gjesti i shqiptarit

Situata ka dalë nga kontrolli te Napoli dhe tashmë në radhët e klubit po ndodhin gjëra shumë të çuditshme. Në fundin e pjesës së parë, Hysaj u largua nga fusha e lojës I dëmtuar.

Mbrojtësi kërkoi zëvendësim për shkak të nëj problem muskulor dhe kjo kërkesë u plotësua nga Gatuzo i cili e largoi atë nga fusha.

Teksa po dilte, Amir Rrahmani i zgjati dorën ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare. Por për çudinë e të gjithëve, Hysaj refuzoi që t’i shtërngonte dorën shokut të skuadrës.

Një gjest që është kapur nga kamerat e që është bërë mënjëherë “hit” në rrjetet sociale mes tifozëve të Napolit. Ata kanë sulmuar Hysajn duke e cilësuar të papranueshëm gjestin e tij, teksa i kishte refuzuar një shtërngim dore një shoku skuadre, për më tepër një lojtari tjetër shqiptar si ai.

Kjo ishte një sjellje e papranueshme sipas tifozëve, pasi pavarësisht mërzisë së tij, Hysaj nuk duhej të harronte kurrë se ishte pjesë e një grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat