Dukagjini eliminon 2 Korrikun, kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Dukagjini eliminon 2 Korrikun, kualifikohet në çerekfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:55
Dukagjini eliminon 2 Korrikun, kualifikohet në çerekfinale

Dukagjini nga Klina bëri lojë më të mirë dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës. 

Dukagjini iu bashkohet Prishtinës, Llapi, Feronikelit, Drenicës, Istogut, Trepçës ’89 dhe A&N nga Prizreni.    

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në përballje me 2 Korrikun nga Prishtina. 

Për Dukagjinin shënuan Mark Milicaj,  Labinot Osmani, Altin Merlaku nga penalltia dhe për 2 Korrikun Euron Leci.

Dukagjini është kampion vjeshtor në Ligën e parë të Kosovës, grupi A, ekip që drejtohet nga ish futbollisti i mirënjohur Armend Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat