PSG planifikon transferimin e Varanes në verë

Futboll

PSG planifikon transferimin e Varanes në verë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 19:19
Raphael Varane

Raphael Varane do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi francez është pjesë e Los Blancos që një dekadë dhe ka fituar gjithçka me këtë klub, tituj në Spanjë, Evropë dhe më gjerë.

Megjithatë mediat në Spanjë kanë raportuar se lojtari ka shprehur dëshirën për largim nga Los Blancos gjatë afatit kalimtar veror.

Dy gjigantët anglez, Manchester Untied dhe Chelsea mbetën të interesuara prej kohësh për lojtarin.

Por së fundmi garës i është shtuar edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Mediat në Francë dhe Spanjë kanë raportuar se parisienët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 65 milionë euro për afrimin e lojtarit.

Largimi i Varanes nga Reali duket i sigurt, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat e mëdha do t’i fitojë shërbimet e mbrojtësit francez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat