Shehi: Kukësi nuk është provë për mua

Futboll

Shehi: Kukësi nuk është provë për mua

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:59
Shehi: Kukësi nuk është provë për mua

Prova e vërtetë për Orges Shehin në stolin e Tiranës do të jetë ajo e kësaj të shtune ndaj Kukësit. Trajneri i ri i bardhebluve do të sfidojë ish-skuadrën në një ndeshje që duhet fituar për të mbajtur ende gjallë shpresat për mbrojtjen e titullit kampion. Dy sfidat e para në stolin e Tiranës, Shehi i ka fituar të dyja, por ndaj Kukësit të Josës, që gjithashtu do të sfidojë ish-skuadrën e tij misioni për të marrë 3 pikët do të jetë akoma më i vështirë pasi një nxënës si Shehi do të ketë përballë profesorin.

“Nuk dua të merrem me statistika, kemi ndeshje të rëndësishme nesër. Vijmë pas rezultateve pozitive, kështu që do mundohemi të jemi në këtë ecuri. Kundërshtari dihet, ka në përbërje elementë cilësorë. Meriton vlerësim dhe respekt të madh. Jemi të ndërgjegjshëm që në Kategorinë Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët janë të rëndësishëm dhe të vështirë. Nesër nuk është provë për Shehin. Është ndeshja e radhës përballë një rivali. Duam të dalim sa më mirë dhe të jemi brenda objektivave”.

Torassa? Akoma nuk është në 100%, por shpresojmë që sot të stërvitet. Patjetër që kemi cilësi në skuadër, por nuk na lejohen hapa fals. Në psikologjinë tonë duam të jemi ekip ofensiv. Kështu do të mundohemi të shprehemi në fushë me të gjithë lojtarët e gatshëm për të fituar“, deklaron trajneri durrsak, i cili ka një koment edhe për Ernest Muçin dhe përballjen me Mirel Josën, ish-trajnerin e tij.

“Në këtë situatë që është futbolli modern, këto zëra janë prezent. Aq më tepër që Muçi është xhevahir i skuadrës sonë dhe sigurisht që zërat mund ta shpërqendrojnë. Jo më larg se dje kam biseduar me të dhe ia përsëris përditë që të jetë i qetë. Nëse nuk ikën tani, do të largohet më vonë. Duhet të jetë i qetë për të dhënë maksimumin”.

Josa? Është kënaqësi të kem përballë profesor Mirelin. Me të kam ndarë shumë momente të bukura dhe arritje të mëdha. Do ta takoj me përzemërsi“, përfundoi Orges Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat