Ndreu: Ndaj Partizanit minimumi të mos dalim pa pikë

Futboll

Ndreu: Ndaj Partizanit minimumi të mos dalim pa pikë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:24
Ndreu: Ndaj Partizanit minimumi të mos dalim pa pikë

Kastrioti është duke kaluar një moment shumë të mirë në ndeshjet e fundit të Superiores duke qenë se ka grumbulluar shtatë pikë në tre sfida. Krutanët do të provojnë të përsëriten edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit, teksa trajneri Ramadan Ndreu për mediat thekson se ndaj të kuqve pret minimumi një pikë, ndërsa shton se ekipi ka moralin lartë.

Ndeshja me Partizanin- “Kam besim sepse jemi në ritëm, ka katër-pesë ndeshje skuadra po luan shumë mirë. Kështu, edhe në këtë ndeshje me Partizanin, pavarësisht se kemi një skuadër shumë të fortë përpara, sidomos manovrën sulmuese e ka shumë të mirë dhe është një skuadër që luan shumë shpejt, do mundohemi që nëpërmjet stërvitjeve në dispozicion ta përgatisim ndeshjen me shumë kujdes dhe minimumin të mos dalim pa pikë”.

Tre ndeshje pa pësuar dhe aftësia për të surprizuar- “Është shumë e vështirë t’i mungojnë katër pesë lojtarë kryesorë, nëse një skuadre i mungon 50% asaj skuadrae i humbet fizionomia dhe është problem. Në këto ndeshje na janë rikthyen lojtarët me përjashtim të Hysenit dhe kemi ardhur te lojrat e mira. Dhe kështu në ndeshjen me Partizanin besoj do jemi fitimtarë se jemi në ritëm, tani jemi me moral të mirë dhe do e përgatisim ndeshjen me shumë kujdes”.

Objektivat? “Unë për vete si trajner jam me kembë në tokë sepse e njoh situatën dhe njoh edhe skuadrat para nesh që janë të forta dhe me buxhet të lartë. Por, objektivi jonë është të marrim sa më shumë pikë”, u shpreh Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat