Batatina: Merituam së paku barazimin

Futboll

Batatina: Merituam së paku barazimin

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:32
Batatina: Merituam së paku barazimin

Llapi rezistoi deri në minutën e 74’ ndaj Dritës sot, kur goli i Astrit Fazliut “rrëzoi” ekipin e Tahir Batatinës për t’ia shkaktuar humbjen e parë në ndeshjen e parë në stinorin pranveror.

Llapjanët kanë bërë një paraqitje pozitive duke krijuar disa raste për gol, megjithatë kampioni nuk lejoi befasi sot në Gjilan, përcjellë Gazeta Olle. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, deklaroi pas ndeshjes që Llapi nuk e meritoi humbjen sot.

“Mendoj që dy skuadrat janë cilësore dhe dy skuadrat kanë zhvilluar ndeshje shumë të vështira në Kupë, ku kanë shkuar edhe në vazhdime”, u shpreh fillimisht Batatina për Art Sport.

“Kushtet nuk kanë qenë të duhura për të zhvilluar një ndeshje më atraktive dhe me ritëm më të lartë, por përkundër këtij fakti loja ishte mjaft interesante”.

“Ne i patëm rastet tona dhe shtyllën për të kaluar në avantazh dhe më pas ta zhvillojmë pjesën e dytë më të qetë, por nu kia dolëm. Në pjesën e dytë, nuk patëm nevojë të tërhiqemi në atë formë, por kushtet s’na lejuan të luajmë më hapur”.

“Është mëkat që Llapi është në pozitën e tetë, duke parë futbollin cilësor që zhvillon. Sot e merituam së paku një barazim”, deklaroi trajneri llapjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat