Ademi me Dinamon e Zagrebit fitojnë derbin e madh kroat

Futboll

Ademi me Dinamon e Zagrebit fitojnë derbin e madh kroat

Nga: K.Goca Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:34
Pamje nga ndeshja e sotme

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, me Dinamon e Zagrebit, fitojnë derbin e madh kroat, me rezultat 1:0 kundër Osijekut. 
Dinamo tani shkëputet me 3 pikë para Osijekut, dy skuadra që luftojnë fyt për fyti për titullin e kampionit. 

Ademi u paraqit tërë takimin, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, qëndrojë në bankën e Dinamos. 

Në minutën e minutën e 15-të, Orsiç shënon për fitoren e dinamovitëve. 

Nga minuta e 77-të, Ristovskli përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë dhe Dinamo u vu në sprovë, pasi që mbetet me një lojtar me pak, por këtë epërsi numerike nuk e realizuan mysafirët.

Dinamo udhëheq renditjen me 48 pikë pas 21 jave, duke lënë Osijekun në vend të dytë me 45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat