Pioli: Kjo ishte disfata e parë e merituar

Futboll

Pioli: Kjo ishte disfata e parë e merituar

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 23:57
Stefano Pioli

Stefano Pioli pretendon se kjo ishte ‘disfata e parë e merituar’ e Milanit në Serie A, pasi ata u mposhtën nga Spezia në çdo mënyrë.

Rossonerët pësuan humbjen e tyre të tretë në këtë sezon të Serie A dhe atëherë kur pritej më së paku.

Kjo do të ishte fundjava ata shfrytëzuan humbjen e Juventusit ndaj Napolit dhe Interit me një provë të ndërlikuar kundër Lazios nesër, por në vend të kësaj ata dështuan keq.

Pas ndeshjes, Pioli deklaroi se kjo ishte humbja e tyre e parë e merituar në këtë edicion.

“Sigurisht që duhet të reagojmë dhe do të bëjmë. Spezia fitoi me meritë sonte, kjo është humbja jonë e parë e merituar e sezonit, pasi nuk kishim mjaft cilësi apo intensitet, kështu që kundërshtarët tanë me të drejtë shfrytëzuan avantazhin” – u shpreh ai.

Nëse Inter fiton nesër ndaj Lazios, do ta zbriste nga froni Milanin dhe do ta merrte lidershipin në Serie A me një pikë më shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat