Ravanelli: Penalltia kundër Juventusit nuk ishte

Futboll

Ravanelli: Penalltia kundër Juventusit nuk ishte

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Ravanelli: Penalltia kundër Juventus-it nuk ishte

Juventus ka dalë e mundur nga stadiumi Diego Armando Maradona me rezultatin 1-0.

Ka qenë vendimtare një penallti e Lorenzo Insigne, që ka bërë Napoli-n të festojë dhe që ka ndëshkuar bardhezintë.

Ish-sulmuesi i Zonjës, Fabrizio Ravanelli, ka anlizuar humbjen e torinezëve për JTV:

“Juventus nuk ka qenë në një ditë të mirë, ka patur vështirësi në qarkullimin e topit, kanë qenë shumë të ngadaltë: kanë patur shumë vështirësi”, ka thënë Ravanelli.

“Kanë pësuar gol nga penallti që nuk ekzistonte, sipas mendimit tim, por përtej asaj kam parë një Juventus që ka bërë një hap mbrapa pas rezultateve të mira të marra në ndeshjet e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat