Real Madridi do t'i vendosë në shitje dy yjet

Futboll

Real Madridi do t'i vendosë në shitje dy yjet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Real Madridi do t'i vendosë në shitje dy yjet

Krerët e klubit të Real Madridit besohet se kanë vendosur të ndajnë rrugët mes Gareth Balen dhe Iscon.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi mbretëror do t’i vendos në shitje të dy lojtarët në afatin kalimtar të verës.

Tottenham Hotspur, aty ku uellsiani momentalisht është i huazuar, besohet se nuk janë të kënaqur me të. Nëse klubi londinez refuzon të blejë 31 vjeçarin, ai do të rikthehet në Madrid, për t’u vendosur pastaj në shitje.

Ndërkaq, mesfushori spanjoll nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane dhe gjithashtu pritet largimi i tij gjatë verës.

Bale ka regjistruar shtatë paraqitje në Premier Ligë në këtë sezon, teksa ka shënuar një gol.

Kurse, Isco është paraqitur në 13 ndeshje në La Liga dhe ka regjistruar një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat