Aliti, Domgjoni dhe Kryeziu me Zurich-un, e mposhtin Baselin e Zhegrovës, Kasamit e të Bunjakut

Futboll

Aliti, Domgjoni dhe Kryeziu me Zurich-un, e mposhtin Baselin e Zhegrovës, Kasamit e të Bunjakut

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Aliti, Domgjoni dhe Kryeziu me Zurich-un, e mposhtin Baselin e Zhegrovës, Kasamit e të Bunjakut

Zurich ka fituar derbin e Zvicrës, me rezultat 2:0 ndaj Baselit. Shqiptarët Fidan Aliti, Toni Domgjoni e Hekuran Kryeziu, me Zurich-un dolën me të suksesshëm se Baseli i Edon Zhegrovës,  Pajtim Kasamit dhe Orges Bunjakut.

Autorë të golave janë Marchesano (26’-nga penalltia) dhe Kramer (90+2’).

Fidan Aliti dhe Domgjoni u paraqitën standardë, ndërsa Hekuran Kryeziu nga minuta e 87-të për Zurich-un.  

Pajtim Kasami, Edon Zhegrova dhe Orges Bunjaku, luajtën titullarë për Baselin. Zhegrova u zëvendësua në minutën e 72-të dhe Bunjaku në atë të 83-tën.

Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë pikërisht në minutën e 17-të.

Pas javës së 20-të në kampionatin zviceran, Baseli është në pozitën e dytë me 31 pikë dhe Zurich i treti, me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat