Paratici dhe Nedved fyejnë rëndë gjyqtarin

Futboll

Paratici dhe Nedved fyejnë rëndë gjyqtarin

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:12
Paratici dhe Nedved fyejnë rëndë gjyqtarin

Ajo që po qarkullon në mediat sociale tregon drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici dhe Pavel Nedved duke ulëritur me fjalët “turp për ty” drejt gjyqtarit të ndeshjes Napoli-Juventus.

“Zonja e Vjetër” u përball me një humbje 1-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona” mbrëmë, me Andrea Pirlon i cili u ankua për ndarje jo të mirë të drejtësisë gjatë kësaj ndeshje ku Napoli fitoi duke iu falënderuar golit të realizuar nga Lorenzo Insigne nga penalltia të cilën e shkaktoi Giorgio Chiellini ndaj Amir Rrahmanit.

Kjo video e cila po qarkullon në rrjetet sociale dëshmon se trajneri i Juventusit nuk ishte i vetmi i pakënaqur me gjyqtarin Daniele Doveri.

“Turp për ty Calvarese, turp për ty”, është kapur duke thënë Paratici duke iu referuar zyrtarit të katërt.

“Si nuk është kartoni i verdhë?” vazhdoi ai, me nënkryetarin e Juventusit Pavel Nedved i cili shtoi: “Mjaftë, m****”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat