Arteta lavdëron Odegaardin për ndeshjen e parë si titullar ndaj Leeds

Futboll

Arteta lavdëron Odegaardin për ndeshjen e parë si titullar ndaj Leeds

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:28
Arteta lavdëron Odegaardin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lavdëruar mesfushorin Martin Odegaard, që ishte në formacionin bazë kundër Leeds Unitedit.

Huazimi i Real Madridit ishte nga minuta e parë në fitoren 4 – 2 dhe Arteta mbeti i impresionuar nga paraqitja e norvegjezit.

Tekniku spanjoll tha se në këtë ndeshje Odegaard dëshmoi sa i mirë është.

“Mirënjohje e mirë për të që zhvilloi ndeshjen e parë si titullar kundër Leeds, pasi nuk zhvilloi shumë minuta në tre muajt e fundit”.

“Për të vrapuar në mënyrë aq rehatshëm dhe kreative, ai tregoi sa i mirë ishte”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Odegaard do vazhdojë të jetë në formacionin bazë te Artetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat