Odegaard diskuton të ardhmen: Askush nuk e di çfarë do ndodh

Futboll

Odegaard diskuton të ardhmen: Askush nuk e di çfarë do ndodh

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:50
Martin Odegaard

Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard që është huazim te Arsenali është pyetur lidhur me të ardhmen.

Shkaku i minutazhës së ulët te skuadra e Zinedine Zidane, norvegjezi u huazua te Arsenali, derisa sot për herë të parë ishte nga minuta e parë.

I pyetur lidhur me të ardhmen, Odegaard tha se nuk e di çfarë do ndodh, por është i fokusuar në paraqitjet e mira.

“Askush nuk e di çfarë do ndodh, por tani jam i fokusuar për të bërë më shumë këtë sezon dhe t’i ndihmoj skuadrës më së shumti”, u shpreh ai.

Kjo nuk tregon më të mirën, mirëpo lë derën hapur që Arsenali të kompletojë transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat