Jordi Alba: Messi është i përkushtuar tek Barça, më mirë që Neymar nuk luan

Futboll

Jordi Alba: Messi është i përkushtuar tek Barça, më mirë që Neymar nuk luan

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:57
Jordi Alba: Messi është i përkushtuar tek Barça, më mirë që Neymar nuk luan

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba duke folur në konferencën për shtypin para ndeshjes me Paris Saint Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve, foli për kapitenin, Lionel Messi.

Alba u shpreh se Messi është i lumtur tek Barcelona dhe se shpreson që do qëndrojë në klub edhe për shumë vite, por në fund të fundit vendimi i përket atij vet.

“Messi është 100% i përkushtuar te Barça”, tha ai.

“Në dhomën e zhveshjes ne nuk i kushtojmë vëmendje asaj që thonë ata për Messin”, shtoi ai.

Gazetarët pyetën spanjollin për mungesën e Neymar, ai pati një përgjigje interesante.

“Nuk do të të gënjej. Mendoj që është më mirë që ai nuk luan”, tha Alba.

“Shpresojmë që për të mirën e të gjithëve, Messi të qëndrojë në Barça për shumë vite, por ky është vendimi i tij në fund të fundit”, përfundoi Jordi Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat