Napoli e konfirmon, Lozano do mungojë një muaj

Futboll

Napoli e konfirmon, Lozano do mungojë një muaj

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 14:29
Napoli

Hirving Lozano ka përsuar lëndim në ndeshjen ndaj Juventusit në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.

Meksikani u largua nga loja në minutat e fundit të pjesës së dytë, ku Napoli  mbeti pa një lojtar sepse Gattuso kishte kryer të gjitha zëvendësimet.

Sot, Napoli ka konfirmuar lëndimin e “Chucky” në uebfaqen e klubit.

“Ekzaminimet për Lozanon kanë evidentuar një dëmtim të shkallës së dytë në femurin e këmbës e djathtë”, thuhej në komunikatën e Napolit.

Lozano pritet të mbetet jashtë për një muaj dhe kështu që do të humbasë ndeshjet ne Europa League, dhe mund të jetë jashtë ndeshjeve si  Atalanta, Benevento, Sassuolo dhe Bologna në Serie A.

Napoli tashmë është pa Kalidou Koulibaly, Faouzi Ghoulam, Diego Demme, Elseid Hysaj, Dries Mertens dhe Kostas Manolas. Tani, listës i shtohen edhe Lozano e Ospina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat