Griezmann: Ishin superior, shkojmë në Paris për fitore

Futboll

Griezmann: Ishin superior, shkojmë në Paris për fitore

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 00:44
Antoine Griezmann

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann është optimist për ndeshjen kthyese ndaj PSG-së.

Katalunasit u turpëruan në shtëpi ndaj PSG-së, duke humbur me rezultat 1 – 4,

Pas ndeshjes, Griezmann tha se nuk e kanë imagjinuar këtë rezultat dhe se në ndeshjen kthyese synojnë fitore.

“Ishin superior. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Kishim shanset tona, por nuk ia dolëm t’i shënojmë”.

“Kjo nuk është si kemi imagjinuar. Është vështirë të pranosh katër gola në shtëpi”.

“Do shkojmë në Paris për të fituar”, u shpreh ai.

Tani, Barcelonës i duhet një fitore vërtetë bindëse që të kualifikohet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat