Çfarë po ngjan me Chiellinin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Chiellinin?

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Çfarë po ngjan me Chiellinin?

Giorgio Chiellini u detyrua ta lëshonte ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Portos dhe Juventusit, si pasojë e lëndimit.

Mbrojtësi veteran startoi për shkak të problemit muskulor të Leonardo Bonuccit, i cili i është bashkuar listës së emrave, si Juan Cuadrado, Arthur Melo e Paulo Dybala, që kanë probleme me lëndime..

Loja e Chiellinit zgjati vetëm 35 minuta, sepse ai u detyrua ta lëshonte fushën në Estadio do Dragao.

Futbollisti italian tash e disa vite është duke pasure probleme me muskujt e poshtëm të këmbës dhe ky ishte problemi edhe të mërkurën mbrëma.

Ai është parë duke i thënë një lojtari të Portos se po del për shkak të problemit me muskujt e pasmë të kërcirit, derisa në vend të tij u inkuadrua Merih Demiral.

Juventusi e umbi sfidën e parë (2-1) të 1/8 së finales nga Porto dhe do të përpiqet t’i ndryshojë gjërat në ndeshjen e kthimit në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat