Dëbohet nga Italia biznesmeni shqiptar

Futboll

Dëbohet nga Italia biznesmeni shqiptar

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Dëbohet nga Italia biznesmeni shqiptar

Policia e Breshas, ka dëbuar nga Italia biznesmenin shqiptar, Gëzim Sallaku, ish-pronar i skuadrës italiane të Darfo.

Sipas mediave italiane biznesmeni shqiptar shihet si një person i padëshiruar dhe i rrezikshëm për shoqërinë.

Gëzim Sallaku jetonte në një vilë në Sale Marasino, ndërsa ishte pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo. Ai është dëbuar nga Italia mbrëmjen e djeshme.

“Biznesmeni 48-vjeçar u dëbua nga vendi ynë, u kthye në Shqipëri. Disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve gjyqësore, Sallaku është arrestuar dhe gjykuar disa herë për vepra të ndryshme penale”, shkruajnë mediat fqinje.

Gjithashtu thuhet se Sallaku është përfshirë në vitin 2002 në një skemë mashtrimi, në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura, për evazion fiskal dhe posedim të armëve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat