Boca Juniors i shpëton jetën lojtarit

Futboll

Boca Juniors i shpëton jetën lojtarit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:26
Boca Juniors i shpëton jetën lojtarit

Mbrojtësi kolumbian Andres Roman, nuk ia doli të transferohet te Boca Juniors në Argjentinë, por këta të fundit i shpëtuan atij jetën.

Futbollisti në pronësi të Milonarios, ishte një hap larg kalimit te Boca Juniors, por dështoi në vizitat mjekësore dhe për këtë arsye klubi argjentinas vendosi të mos nënshkruajë kontratë me lojtarin.

25-vjeçari gjatë testeve mjekësore zbuloi se vuan nga sëmundja kardiomiopatia hipertrofike, e cila iu merr jetën njerëzve në mënyrë të papritur, ku kohët e fundit janë regjistruar disa raste të tilla.

Në këtë mënyrë, Roman do të duhet ta mbyllë me futbollin e luajtur më herët, por mund të thuhet se i është shpëtuar jeta dhe duhet të vazhdojë kurimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat