Kuyt ka një këshillë suksesi për Van de Beek

Futboll

Kuyt ka një këshillë suksesi për Van de Beek

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:36
Donny Van de Beek

Ish-lojtari i Liverpoolit, Dirk Kuyt, ka dhënë opinionin e tij lidhur me formën e treguar nga transferimi veror i Manchester United, Donny Van de Beek.

Van de Beek u transferua verën e shkuar nga Ajaxi për një shifër prej 40 milionë funte dhe ka qenë titullar vetëm dy ndeshje këtë sezon.

Spekulimet nga mediat angleze lidhur me të ardhmen e 23 vjeçarit nuk kanë të ndalur, duke aluduar se ai është pranë largimit dhe se nuk është i lumtur në Old Trafford.

Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Holandës, Dirk Kuyt, i cili ishte pjesë e Premierligës për shumë vite u shpreh optimist për Van de Beek.

“Hapi nga Eredivise në Premireligë është edhe më i madh se në kohën kur lëviza unë aty”, tha ai.

“E shoh të njëjtën situatë edhe me Hakim Ziyech në Chelsea, duhet tu japim më shumë kohë këtyre lojtarëve”, shtoi ai.

“Por mendoj që Donny ka qenë i pafat sepse nuk ka lojtarë më të mirë për momentin sesa Bruno Fernandes në pozitën e tij dhe ai luan po atë pozitë, kështu që e ka vështirë”, tha Kuyt.

“Ai ka treguar kualitetin e tij në Ligën e Kampionëve me Ajaxin dhe po e them edhe njëherë çdo gjë do shkojë mirë për të vetëm duhet të kemi durim”, përfundoi Dirk Kuyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat