Klopp: Nuk e kemi menduar kurrë

Futboll

Klopp: Nuk e kemi menduar kurrë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 11:45
Klopp: Nuk e kemi menduar kurrë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është rikthyer të flasë për diferencën e krijuar me kryesuesit e Manchester Cityt.

Gjermani e pohon se skuadra e tij nuk do të ishte 16 pikë mbrapa “Qytetarëve” në një sezon normal po të mos kishte qenë për mungesat e shumta që kanë patur. Madje këtë fakt deklaron ai do ta konfirmonte edhe Pep Guardiola.

“Nuk e kemi menduar kurrë se si mund ta kalojmë Cityn në renditje apo se si mund të bëhemi përsëri ekipi më i mirë në futbollin anglez. Ne thjesht duam të jemi versioni më i mirë i vetes sonë. E kemi përsëri atë shans, por nëse një ekip tjetër është më i mirë nuk kemi çfarë të bëjmë. Kështu funksionon sporti”, deklaron gjermani.

“Për të provuar që të jemi versioni më i mirë i vetes sonë natyrisht që na duhet edhe pak fat me dëmtimet. Ne të gjithë jemi dakord dhe jam i sigurt se edhe Pep do ta pranonte se në një sezon normal diferenca mes dy skuadrave nuk do të ishte 16 pikë. Por, kështu është.

Problemi ynë nuk është t’i afrohemi Cityt, por të ngjitemi sa më lart në renditje. Ky është objektivi jonë”, përfundon Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat