Iseni optimist për Shkupin: Shpresojmë të fillojmë këtë gjysmë sezon me fitore

Futboll

Iseni optimist për Shkupin: Shpresojmë të fillojmë këtë gjysmë sezon me fitore

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Iseni optimist për Shkupin: Shpresojmë të fillojmë këtë gjysmë sezon me fitore

Më në fund të dielën do të ketë futboll. Skuadra e Shkupit është gati për të nisur sezonin pranveror, duke udhëtuar në transfertë te Boreci i Velesit.

"Java e 19-të duhej të ishte luajtur të dielën e kaluar, por shkaku i reshjeve të mëdha të borës dhe stadiumet e rënduara anuluan pesë ndeshjet për këtë javë.

Por kjo kohë i ka ardhur për shtat ekipit duke marrë parasysh se dy futbollistët Reginaldo dhe Bangura ishin grumbulluar më vonë se të tjerët, ata kishin kohë që të punojnë me ekipin.

Edhe pse në përgatitje ekipi luajti miqësore shumë të forta, kampionati është një kaptinë tjetër dhe gjithçka duket ndryshe.

Për duelin e nesërm ka folur kapiteni i ekipit Besar Iseni, i cili mes tjerash ka thënë se skuadra duket e përgatitur dhe me optimizëm pret fillim të mbarë të sezonit", njofton FC Shkupi.

“Kemi punuar mjaft që të kemi një sezon te suksesshëm, por si zakonisht fillimet janë të vështira. Mendoj se shtyrja e javës së 19-të, shkaku i kushteve klimatike  na ka dhënë mundësi të bëjmë edhe një javë shtesë punë, që ekipi të ketë organik sa më të mirë. Mendojmë se përforcimet e reja tani më janë adaptuar, por gjithsesi kërkon kohë. Shpresojmë të fillojmë këtë gjysmë sezon me fitore. Do të jetë një gjysmë sezon i gjatë dhe me shume ndeshje interesante, ndërsa ne do të tentojmë që të jemi në garë për titullin deri në fund”, ka thënë Iseni.

Kujtojmë së në këtë ndeshje mungesë për shkak të pesë kartonëve të verdhë do të jetë Besart Krivanjeva, ndërsa shkaku i mungesës së dokumentacionit do të mungojë edhe Abdul Rwatubyaye i cili nuk është në listën e futbollistëve kundër Borecit.

Ndeshja Boreci – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 14:00, në stadiumin “Zoran Paunov” në Veles. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Marjan Stojanovski nga Kërçova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat