Mbrëmje e zezë për Liverpoolin, Shaqiri vetëm 27 minuta

Futboll

Mbrëmje e zezë për Liverpoolin, Shaqiri vetëm 27 minuta

Nga: K.Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:22
Mbrëmje e zezë për Liverpoolin, Shaqiri vetëm 27 minuta

Liverpooli assesi të këndellet, pëson humbjen e katërt rresht në Premier League. 

“Reds-at” humbin derbin e qytetit me rezultat 2:0 nga Evertoni, në sfidën që u zhvilluan në stadiumin “Anfield”.

Futbollisti Xherdan Shaqiri u aktivizua nga minuta e 63-të por në asnjë mënyrë nuk munden ta përmbysin epërsinë (0:1) e Evertonit. Gjithçka mori fundi në minutën e 83-të, kur Evertoni thellon rezultatin në 0:2. 

Richarlison (3') dhe Sigurdsson (83’ - nga penalltia) shënuan për fitoren e Evertonit. 

Mbrëmje e madhe për trajnerin e Evertonit, Carlo Ancelotti dhe mbrëmje e zezë për Jurgen Kloppin e Liverpoolit. Pas javës së 25-të, Liverpool mban vendin e shtatë me 40 pikë sa ka edhe Evertoni një pozitë më poshtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat