Napoli, Osimhen del kundër vëllait dhe përgënjeshtron gjithçka

Futboll

Napoli, Osimhen del kundër vëllait dhe përgënjeshtron gjithçka

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 06:48
Osimhen

Napoli nuk luan për Osimhen. Ky ka qenë, i përmbledhur, mendimi i shprehur nga vëllai i sulmuesit nigerian, i cili ka kritikuar Rino Gattuso-n se nuk ka arritur ta ndihmojë të shprehet në mënyrën më të mirë në fushën e lojës blerjen e madhe të Aurelio de Laurentiis.

Tani ka ardhur përgënjeshtrimi i lojtarit, i cili ka shkruar në Instagram. “Dua të sqaroj se mendimet e një pjesëtari të familjes sime nuk janë të miat”, ka shkruar Osimhen.

“E dua Napolin, klubin, trajnerin dhe skuadrën time. I dua shokët e skuadrës dhe shpresoj të vazhdoj të përmirësohem dhe t’i ndihmoj akoma më shumë. Ky është mendimi im zyrtar dhe ju kërkoj ta respektoni… askush nuk është zëdhënësi im”.

Çfarë kishte thënë vëllai i Osimhen?

“Napoli nuk luan për Victor, skuadra nuk e shfrytëzon aftësinë e tij për të shënuar. Nëse kjo nuk ndryshon, vëllai im nuk do të mund të shënojë gola”, ka thënë për Radio Marte Andreë Osimhen.

“Sigurisht, mungesa e gjatë nga fushat e ka penalizuar, por nuk i janë krijuar kushtet për të dhënë maksimumin qëkur është kthyer. Napoli duhet të luajë më shumë si skuadër dhe më shumë për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat