Makina e tij u bë copa gjatë aksidentit, ankth dhe frikë për jetën e ish-futbollistit të “Serisë A”

Futboll

Makina e tij u bë copa gjatë aksidentit, ankth dhe frikë për jetën e ish-futbollistit të “Serisë A”

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 07:25
Pamje nga aksidenti

Ankth dhe frikë në Cagliari për jetën e ish-futbollistit Andrea Cossu.

Ish-futbollisti i njohur skuadrës ishullore, tashmë i tërhequr nga futbolli (ka rolin e drejtuesit te Cagliari) është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në 554 në zonën e Selargius.

Aktualisht ai është i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Ish-mesfushori me tipare sulmuese përplasi me forcë Porsche-n e tij aq sa përfundoi jashtë kabinës.

Sipas informacioneve të shtypit italian Cossu ka pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim serioz në kokë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat